lundi 1 avril 2013

Statuja prej ari


Nga dashuria e madhe për të birin, mbreti i kishte sjellë një mësues të ditur dhe të urtë. Një ditë, mësuesi i urtë i Emirit të vogël, e merr me vete me qëllim që ti mësojë diçka të rëndësishme në jetë. Teksa shëtisnin në fermën e mbretit, mësuesi e pyeti:”Cili është metali që të tërheq dhe të josh më fort nga gjithë metalet e tjerë?” Emiri i vogël iu përgjigj aty për aty:”Floriri.” Mësuesi e pyeti:”Po përse floriri?” Emiri iu përgjigj gjithë besim:”Sepse është shumë i shtrenjtë dhe i vyer. Ai është metali që u shkon për shtat mbretërve.” Mësuesi uli kokën dhe heshti për disa çaste. Ai vajti tek shërbëtorët dhe i urdhëroi të bëjnë dy statuja, njërën prej ari kurse tjetrën prej shkumësi, të cilën duhej ta lyenin me ar që të mos dallonin fare. Dy ditë më pas, mësuesi e mori emirin e vogël dhe ia tregoi dy statujat të cilat i kishte mbuluar me një pëlhurë. Pasi hoqi pëlhurën, Emiri i vogël mbeti pa fjalë nga bukuria e dy statujave. Mandej, mësuesi e pyeti:”Çfarë mendon emiri ynë lidhur me këto dy vepra arti?” Princi iu përgjigj:”Janë dy statuja të mrekullueshme prej ari.” Mësuesi i tha:”Sugurohu mirë princi ynë nëse dallojnë nga njëra-tjetra!” Princi:”Nuk shoh asnjë dallim.” Mandej, mësuesi shtoi sërish:”A je i sigurtë për këtë?!” Princit i hipën kacabujtë dhe u përgjigj si me inat:”Të thashë një herë, më duken të dy njëlloj.” Mësuesi kapi një kovë me ujë dhe ua hodhi dy statujave, të cilat u rrëzuan përtokë. Statuja prej shkumësi u shkërmoq, kurse tjetra thjesht shkëlqeu më shumë. Mësuesi, duke iu drejtuar Emirit të vogël i tha:”Kjo u ndodh të gjithë njerëzve teksa përballen me sfida dhe vështirësi në jetë. Ata që janë metal i shtrenjtë, thjesht shkëlqejnë më fort pas çdo sfide. Kurse ata që janë prej shkumësi, shkërmoqen dhe thyhen përballë sfidës më të vogël.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire