Gjatë pushimit të pjesës së parë të Talk Show-t, ata të dy dalin në oborr për të pirë cigare dhe ky është momenti më i mirë ku Joana mund të shprehet.Ajo ja sjell bisedën ndryshe Anaidit, duke i thënë se atë e pyetën për Anaidin, nëse ajo mendon se Anaidi ka ndonjë person jashtë shtëpisë. Joana i kishte thënë se kohët e fundit ka filluar të mendojë se ai me të vërtetë mund të ketë një person jashtë.
Anaidi kërkon të bindet nëse Joana në të vërtetë beson në një gjet ë tillë, apo aludon se mund të ketë një njeri jashtë. Joana i tregon për dyshimet e saj dhe se ajo me të vërtete ka filluar të dyshojë kohët e fundit. Ajo njihet për natyrën e saj dyshuese. Por për sa kohë ata të dy nuk kanë shpallur asgjë brenda shtëpisë, ajo thotë që nuk ka të drejtë ti kërkojë llogari për jetën jashtë.
Anaidi e mbështet duke i thënë se edhe mund të ketë të drejtë, por marrëdhëniet e tij me femrat jashtë shtëpisë janë shumë të mira. Megjithatë ai i thotë që jep mbretëreshës atë që i takon mbretëreshës.
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire