Ponografi në Universitet. Kjo është iniciativa e " Pasadena City College", që po bën të diskutohet shumë, sidomos pasi profesori që mban kursin, Hugo Schwyzer, ka ftuar një pornostar për të ndërhyrë në leksion.
"Kursi synon të ofrojë për studentët instrumentet e nevojshëm për të kuptuar pornografinë si një instrument historik e kontenporan. Studentët, rrallë herë kanë mundësi të mësojnë diçka mbi këtë temë, në mënyrë të sigurt dhe intelektuale", shpjegon Schwyzer, duke nënvizuar në leksion nuk shihen filma porno, por këshillohen për t'u parë.
Mirëpo, pas kësaj, të shumta janë polemikat e shpërthyera, ndërkohë që leksionet e pornostarit James Deen, i diplomuar pikërisht në "Pasadena College" me emrin Bryan Mathew Sevilla, ka ndezur edhe më shumë debatin, duke detyruar drejtorin e shkollës që të anulojë gjithçka.
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire