mardi 2 avril 2013

“23”, ja pse është numri i mbarë për seks perfekt


Sesioni ideal i seksit duhet të zgjasë vetëm 23 minuta, përpara orës 23:00. Kaq mjafton për kënaqjen maksimale. Ky është përfundimi i një studimi të kryer në Angli, nga i cili ka dalë ndër të tjera edhe se fundjava është më e përshtatshmja për raporte intime midis dy partnerëve. Vërtet në filma shihen çifte që bëjnë seks për orë të tëra, mirëpo kjo s'duket se është diçka që femrat e meshkujt e duan në shtëpi, nëse synohet një jetë perfekte seksuale.
Për tepër ka rezultuar edhe se pozicioni ideal është ai i gruas sipër, pavarësisht se zakonisht mendohet që më i përdorshmi është ai i "misionarit". Vendi më i mirë për të bërë sa më të ethshme marrëdhënien është sigurisht shtrati. Ndërkohë që gjithçka do të shkonte më mirë, natyrisht, me dritat e ndezura. Edhe pse në përgjithësi, pjesa më e madhe e femrave ndjehen më mirë në errësirë. Gjithsesi, më tepër duhet të keni parasysh numrin "23" të orës dhe zgjatjes, pasi me pjesët e tjera rregulloheni vetë, në një mënyrë apo në një tjetër.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire