mardi 2 avril 2013

Doni ta gjeni dashurinë ne internet? Ja si t’ia dilni.


Këshilla profesionistësh si ta gjeni ne internet personin e duhur.
Zgjidhni foton e duhur ne profil

E mira do ishte qe ne profil te vendosnit një foto te bere nga një profesionist. Fotot me fustane janë me interesantet dhe tërheqin me tepër vëmendjen e meshkujve. Kujdes, mos e teproni me dekoltenë dhe minifundin. Do bënit mire te shmangnit edhe foto me mikeshën tuaj me te mire.

Zgjidhni një emër te lehte

Ne vend te emrit apo te inicialeve tuaja, vendosni një identifikues te shoqëruar me një fjale paksa seksi (absolutisht jo fjalën seks).

Përdorni një gjuhe te qarte, por te koduar

Ëndërroni një martese? Nëse ua thoni menjëherë këtë kandidateve tuaj ne internet do t’i trembni. Thoni për shembull “Dua te jem e vetmja femër për mashkullin tim” apo “Ëndërroj te plakem me dike”. Kjo do i tërheqë edhe me tepër ata. 

Mund te gënjeni për moshën, por...maksimumi me 5 vjet

Ne internet mund te gënjeni për moshën tuaj reale, por e mira do ishte te mos e ndryshonit atë me më shume se 5 vite.

Merrni iniciativën për ta dërguar ju mesazhin e pare telefonik

Sipas specialisteve te lidhjeve ne internet, janë femrat ato qe duhet te marrin iniciativën për te dërguar sms-ne e pare telefonike.

Mos i besoni Facebook-ut dhe Twitterit

Nëse doni vërtet te krijoni një lidhje dhe jo te përjetoni një aventure kalimtare shmangni njohjen ne Facebook apo Twitter. Ne këto faqe personat gënjejnë shume.

Mos u bëni te varur nga interneti

Mos u fiksoni pas kompjuterit dhe mos qëndroni gjithë kohës para tij derisa te gjeni një person interesant. Shfrytëzojeni kohen qe keni edhe për miqtë apo familjaret. Ne fakt ajo qe është shkruar do te ndodhe, doni apo nuk doni ju.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire