mardi 2 avril 2013

Kujdes, ja gabimi qe nuk duhet te bëni ne një lidhje ...

Deri me sot dinim se përkëdheljet, puthjet dhe treguesit te tjerë i tregonin partnerit ndjenjat qe kishim për te, por sipas një studimi te Universitetit DePaul, këto gjeste mund te fshehin ne brendësi... zemërimin. Ne fakt te gjithë kemi “gënjyer”, sikur edhe vetëm njëherë, për ndjenjat e momentit. Mbase nuk e kemi ndjere atë “dashuri te madhe” qe ia kemi shprehur atij qe kemi pasur ne krah. Sipas studimit kjo “gënjeshtër” ndodh tre here ne jave ne një çift.

“Njerëzit përdorin gjestet e dashurisë me tepër kur kane diçka për te përfituar nga partneri apo kur duan te shmangin një situate te vështirë” - shpjegon Horan Sean, asistent profesor ne Universitetin DePaul ne Chicago.

Dëshmitë e marra kane qene te ndryshme. Dikush i ka treguar se i ka thënë te dashurës ne telefon “Te dua” vetëm e vetëm qe ajo ta mbyllte shpejt telefonin dhe ai te vazhdonte te shihte ndeshjen. Dikujt tjetër i është dashur t’i beje komplimente partneres për modelin e flokëve qe ai urrente vetëm për te mos e lënduar atë.  

Ne fakt sipas studimit, shprehja e dashurisë edhe atëherë kur nuk kemi dëshirë mund ta “shpëtoje” një lidhje. Megjithatë mënyra me e mire për te zgjidhur mosmarrëveshjet dhe vështirësitë mbetet komunikimi dhe sinqeriteti. 

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire