mercredi 10 avril 2013

“Bang With Friends”, tani seks edhe në Facebook

Bëhet fjalë për ‘Bang With Friends’, aplikacioni që mund të revolucionarizojë mënyrën tradicionale të qasjes me seksin e kundërt, i cili ka aktualisht më shumë se 7000 përdorues.


Qëllimi i këtij aplikacioni është të lehtësojë përdoruesit të kenë marrëdhënie seksuale pa qenë e nevojshme të joshin, e cila konsiderohet së fundmi si e mërzitshme dhe një humbje kohe.
Ideatorët e këtij aplikacioni janë tre studentë nga California të cilët kanë preferuar të mbeten anonimë. Mekanizmi në të cilën bazohet ky aplikacion është elementar dhe mbi të gjitha shumë i drejtpërdrejtë. Mjafton të hysh ne faqen e aplikacionit, të klikosh emrin e personit që ke interes. Nëse personi ta kthen ‘ngacmimin’ atëherë çdo gjë funksionoi. Emri i aplikacionit ka të bëjë me shpejtësinë me të cilën është e mundur të   
krijosh lidhje, lidhje të rastit ose që zgjasin.
Edhe pse kjo shpikje konsiderohet nga shumë persona, si revolucionare, ka dhe shumë të tjerë që e kanë kritikuar, për shembull për faktin sesi është impostuar loja, sepse mesa duket aplikacioni favorizon një audiencë vetëm heteroseksuale.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire