mercredi 3 avril 2013

Elena në shtrat me...

Pas qetësimit të situatës, në dhomën e gjumit ndodhet Joana, Elena e Anaidi. Joana kërkon mendimin e Elenës për debatin, ku vetë thoit se Marselini ka dalë nga vetja duke u ndier i vetmuar edhe për shkak të Elenës. Elena thotë se është larguar prej tij sepse ai po e shikonte marrëdhënien e tyre më të afërt nga sa ishte. Ajo thotë se e ka konsideruar shok Marselinin, por ai filloi të thoshte se ajo po dashurohej me të e kjo gjë bëri që të largohej. Ndërsa Anaidi mendon se Marselini nuk ka etikë në të folur edhe pse ka djalin dhe bashkëshorten jashtë, të cilët janë duke e dëgjuar.
Aty shkon edhe Vigani, i cili mendon se debati degjeneroi dhe i gjykon djemtë lidhur me fjalorin përdorur. Ndërsa Anaidi justifikon veten, duke thënë se Marselini e ofendoi aq rëndë, saqë ai nuk mund ta duronte. Pas diskutimesh mes të gjithëve, ku gjykojnë gjendjen e krijuar në shtëpi mes banorëve, por fajësojnë më tepër Marselinin, i cili bëri që debati të degradonte në ofendime, banorët vendosin të shtrihen për të fjetur gjumë. Elena fle me Viganin, duke u përqafuar me njëri-tjetrin, ndërsa Joana me Anaidin.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire