mardi 2 avril 2013

Bëjeni partnerin të dashurohet çmendurisht pas jush

Ndonjëherë ndodh qe ndjenjat ne çift te mos jene reciproke. Ju jeni shume te dashuruara me partnerin, ndërsa ai thjesht iu pëlqen. Si ta bëni qe edhe ai t’iu dashuroje? Ja këshillat e duhura.

Kushtojini me tepër kohe

Mos luani rolin e një princeshe përçmuese, por kushtojini atij me tepër kohe për t’i treguar sa i rëndësishëm është për ju.

Tregohuni te sjellshëm me miqtë e tij

Edhe pse është e vështirë te pranohet nga vajzat, kur një mashkull është i pavendosur për vazhdimësinë e lidhjes, edhe vështrimi i miqve mund ta ndihmoje. Nëse ju silleni mire me këta te fundit, tregoheni te sjellshëm dhe te qeshur, ata do i thonë fjale te mira te dashurit tuaj.


Mos ngatërroni seksin me momentet e “ngrohta”

Partneri juaj, ashtu si edhe ju nuk ka nevoje vetëm për seks, ai ndonjëherë dëshiron vetëm te qëndrojë pranë jush dhe te ndieje ngrohtësinë qe i jepni. Ne këtë mënyrë do bindet se ju nuk e doni vetëm për atë qe mendon ai.

Kritikojeni me inteligjence

Nëse doni qe ai qe keni ne krah te mos mërzitet me ju, por te dashurohet, nuk është nevoja te mos e kritikoni fare. Për te vetmen gjë qe duhet te kujdeseni është inteligjenca dhe kujdesi me ato qe thoni.

Bëhuni pjese e te përditshmes se tij

Qëndroni me shume kohe me te dhe bëhuni pak nga pak pjese e se përditshmes se tij.

Jepini besim

Mos mendoni se janë vetëm femrat ato qe kane frike te bien ne dashuri. Edhe meshkujt mund te vuajnë, prandaj duan te ndihen me te sigurte para se te krijojnë një lidhje serioze apo para se te dashurohen.

Lërini atij pak hapësirë dhe liri

Jepini atij pak me tepër liri për te dale me miqtë dhe për te qëndruar vetëm. Shprehja “Larg syve, larg zemrës” nuk ehte gjithmonë e vërtetë.

Surprizojeni

Një nga armiqtë e një lidhjeje është rutina. Mundohuni qe ai te mos mërzitet dhe planifikoni here pas here gjera te reja. Mos harroni ta supozoni atë dhe ta mahnitni.

Xhelozojeni me delikatese

Tregojini se do dilni për darke me mikesha dhe miq dhe se ata janë interesante. Me pak fjale lëreni atë ta kuptoje se nuk është i vetmi mashkull mbi toke, por pa e tepruar.

Mos kërkoni ta ndryshoni

Pranojeni atë ashtu si është dhe mos kërkoni te ndryshoni detajet me te vogla. Te gjithë kane nga një “defekt”.


Mos u tregoni te paduruara

Mos kërkoni qe ai t’iu dashuroje çmendurisht qe ne fillim. Gjithçka kultivohet pak nga pak, kështu qe bëni durim.


Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire